Lilith është një vajzë 27 vjeç nga Britania e Madhe, e cila pretendon se është vampire. Lilith tregon se që fëmijë është tërhequr nga krijesa misterioze dhe kur ishte 18 vjeç filloi të ndiqte këtë stil jetese.

27-vjeçarja e ruan lëkurën e saj të bardhë duke evituar rrezet e diellit, pi gjak dhe i pëlqen të vishet si personazhet e filmave horror.

"Preferoj ta shmang dritën e diellit, sepse më lodh. Ndihem më mirë pas perëndimit”, shprehet ajo.

Lilith bën një punë normale nga ora 9 deri në 5 në Londër. “Do të thoja që u bëra një vampir në moshën 18-vjeçare, edhe pse nuk isha totalisht e ndërgjegjshme asokohe. Ndërsa tani e kam kuptuar", ka treguar ajo.

Lilith shpjegon se ritualin e pirjes së gjakut e bën me miratimin e njerëzve të tjerë në komunitetin e saj. “Kam pirë gjak njerëzor fillimisht nga kurioziteti, ka një shije metalike, si bakër, por shijet ndryshojnë. Nuk është e thënë të pish shumë, është thjesht si një akt miqësor”, shprehet 27-vjeçarja.




