Një tjetër viktimë nga koronavirusi është shënuar ditën e sotme në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se ka ndërruar jetë te Spitali Infektiv një 90-vjeçar, viktima e dytë e shënuar gjatë 24 orëve të fundit.
Kujtojmë që mëngjesin e sotëm u raportua se ka ndërruar jetë një 34-vjeçare e infektuar me Covid-19 tek Infektivi, e cila sipas Ministrisë së Shëndetësisë kishte dhe sëmundje bashkëshoqëruese.
“Një pacient 90 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i prekur nga COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese silikoza, hipertension. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse për të kufizuar përhapjen e COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH.
Me vdekjen e të moshuarit shkon në 48 numri i personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në vendin tonë.
