Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se një 34-vjeçare e infektuar nga Covid-19 dhe me sëmundje bashkëshoqëruese ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. 34-vjeçarja nga Librazhdi ishte shtruar në spitalin infektiv prej disa ditësh dhe ishte e intubuar.
“Një humbje jete ka ndodhur mëngjesin e sotëm.
Një 34 vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerës”, thuhet në njoftim.
