Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Qershor 2020, 11:11

E fundit/ Vazhdon rritet frikshëm numri, 67 raste të reja sot, ky qytet ia kalon Tiranës

Vazhdon të rritet numri i rasteve të reja në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë orëve të fundit janë kryer 347 testime dhe prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 67 persona me Covid-19.

Numrin më të lartë të të prekurve ditor e ka Kruja me 18 raste. Ndërkohë kemi 16 të prekur në Tiranë, 10 në Shkodër, 6 në Vlorë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kurbin, Lushnjë, nga 1 rast në Durrës, Fier, Korçë, Kavajë, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Vau Dejës dhe Divjakë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 22 qytetarë duke çuar në total numrin e të shëruarve në 1217.

Aktualisht në spitalin Infektiv janë 82 pacientë të shtruar, 14 prej tyre në terapi intensive.

Në vendin tonë janë 850 persona aktiv me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.