Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Qershor 2020, 10:10

Vidhet kasaforta e Drejtorisë së Patentave në Tiranë, çfarë filmuan kamerat e sigurisë

Policia njofton se është vjedhur gjatë natës Kasaforta e Drejtorisë Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) në Kashar. Dyshohet se vjedhja është bërë nga dy persona ende të paidentifikuar.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton për abcnews.al se ka qenë pastruesja ajo e cila ka njoftuar vjedhjen në polici. Nga kamerat e sigurisë është parë se kanë qenë dy autorë, të cilët janë larguar me një mjet me ngjyrë të zezë. Janë identifikuar targat e automjetit dhe po punohet për të identifikuar kujt i përket.

Mësohet se në kasafortë kanë qenë rreth 509 mije lekë. Deri më tani janë shoqëruar 10 persona, një pjesë e të cilëve janë punonjës së drejtorisë. Nga ana tjetër janë edhe persona që për policinë janë me precedent të mëparshëm penal.

Burimi: Abcnews