Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Qershor 2020, 09:09

'Kështu do e hanë të gjithë': Tahiri, mesazh në gjykatë para dhënies së vendimit

Gjykata e Posaçme e Apelit do të japë sot vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Tahiri ka mbërritur i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia dhe në momentin kur po afrohej pranës derës së Gjykatës, një nga operatorët e televizioneve rrëzohet 

Pas këtij momenti ish-ministri dha një mesazh në drejtim të kamerave.

“Kështu do e hanë të gjithë”, thotë Tahiri.