Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Qershor 2020, 00:12

Viktima e 46: Ndërron jetë një tjetër pacient me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njofton se ditën e sotme ka ndërruar jetë një tjetër pacient me Covid-19. Ka humbur jetën një 65-vjeçar nga Tirana, i cili prej disa ditësh ishte shtruar në spital, në terapi intensive. Negjithë përpjekjet e mjekëve dhe mjekimin intensiv, 65-vjeçari e humbi betejën me jetën.

65-vjeçari i konfirmuar me Covid-19 vuante nga Diabeti dhe Policitemia.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë pacienti 65-vjeçar me COVID19, kishte sëmundje bashkëshoqëruese

Pas disa ditësh i shtruar në spital në spital, në terapi intensive, një 65 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën, megjithë përpjekjet e mjekëve dhe mjekimin intensiv medikamentoz.


65-vjeçari i konfirmuar me Covid19 vuante nga Diabeti dhe Policitemia.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe u bën apel gjithë qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë rregullat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit.

Nga fillimi i epidemisë, 46 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19.