Një tërmet i fuqishëm ka goditur Meksikën. Tërmeti me magnitudë 7.4 e Shkallës Rihter e pati epiqendrën në jug të Oqeanit Paqësor, por lëkundjet e orës 10:30 me atë lokale janë ndjerë në Meksikë, Guatemalë dhe disa vende të Amerikës Qendrore.
Në rrjet janë publikuar pamjet ku shihet si gjithçka lëkundet nga tërmeti i fuqishëm.
Nga të dhënat e para nuk ka pasur persona të lënduar. Mijëra njerëz dolën në rrugë të alarmuar, ndërsa në zonë kanë shkuar forca të shumta të emergjencave.
