Nga Shqipëria / E Martë 23 Qershor 2020, 17:05

Nuk duroi dot izolimin, multi-milioneri vret veten në apartamentin luksoz

Trashëgimtari i pasurive të patundshme multimilioneri Steve Bing i ka dhënë fund jetës në moshën 55 vjeç. Mediat e huaja raportojnë se Bing është hedhur nga kati 27 i apartamentit luksoz në Los Angeles. 

Për shkak të izolimit nga pandemia e koronavirusit, biznesmeni u fut në depresion. Burime për TMZ kanë thënë se miliarderi nuk po e duronte dot mungesën e kontakteve sociale dhe filloi të vuante nga depresioni.

Ai njihej nga të gjithë si filantropist dhe producent filmi. Bing njihej për jetën e tij të shfrenuar, luksoze dhe i rrethuar nga femra të shumta.