Këngëtari shqiptar Jon Tarifa që po vazhdon karrierën e tij muzikore në Holandë ka qenë i ftuar në emisionin “Ditë e Re”. Joni ka treguar se një miku i tij, ka shkruar vetëm një fjali në tekstin e këngës së Dua Lipës “New Rules” dhe ka fituar shifra marramendëse.
Arjola Shehu: Një nga miqtë e tu kishte shkruar një varg në tekstin e Dua Lipës
Jon Tarifa: Po tek kënga “Neë rules”. Miku im i quajtur Pett Smith ishte në studio ku po punohej kënga dhe nuk po gjenin se çfarë teksti të vinin tek një pjesë e këngës, kur u fut në studio ai tha gjënë e parë që i erdhi në mendje dhe e përdorën. Në fund ia njohën edhe të drejtat e autorit dhe ka marrë 3-4 % të këngës.
Arjola Shehu: Në shifra monetare mund të jetë përkëthyer në miliona euro.
Jon Tarifa: Saktësisht nuk e di sa ka fituar ai, por di që është shumë i lumtur
