Autoritetet gjermane po diskutojnë për të rikthyer masat kufizuese pas shfaqjes së një vatre të re shpërthimi të infeksioit Covid-19 në një dyqan mishi. Kufizimet do të rikthehen në Guetersloh, ku jetojnë 360 mijë njerëz.
Bllokimi në Guetersloh do të zgjasë deri më 30 qershor.
Janë ndaluar takimet në grup, shkollat, qendrat estetike, muzetë, restorantet, pubet, pishinat, palestrat dhe vendet e tjera publike.
Dyqanet do të qëndrojnë të hapura, por vetëm me masa të rrepta higjene.
Ky është rikthimi i parë i masave kufizuese që kur Gjermania filloi të heqë bllokimin në maj.
Lothar Wieler, kreu i organit shëndetësor publik të Gjermanisë, Instituti Robert Koch, tha se vendi është në rrezik nga një valë e dytë infeksioni.
