Pandemia e koronavirusit nuk i ka ndaluar disa çifte që të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Kështu kanë vepruar edhe dy mjekë shqiptarë Livia Qose nga Tirana dhe Amir Mamusha nga Prizreni, të cilët jetojnë dhe punojnë në Ankara të Turqisë.

Çifti i ka dhënë fund beqarisë me një ceremoni të thjeshtë dhe me maska.
Ata e kishin planifikuar dasmën, para se të ndodhte pandemia e koronavirusit dhe për shkak të situatës bënë celebrimin e tyre vetëm me katër veta.
Ndërkohë familjarët e tyre po e ndiqnin ceremoninë përmes rrjeteve sociale.

