Nga Shqipëria / E Martë 23 Qershor 2020, 11:11

70-vjeçari në Gjirokastër vdiq gjatë aktit intim, arrestohet pronarja, përdorte lokalin për prostitucion

Ditën e djeshme ndërroi jetë një 70-vjeçar nga fshati Derviçian i Gjirokastrës. I moshuari pësoi atak kardiak teksa ishte në momente intime. Ngjarja e rëndë ndodhi në një prej lokaleve të zonës, ku i moshuari ishte klient. Ai ishte futur në një prej hapësirave të lokalit me partneren e tij, por papritur nuk është ndjerë mirë duke humbur jetën.

Ditën e sotme partnerja e tij është arrestuar nga policia. Ajo është ndaluar në ambientet e lokalit të saj, të cilin akuzohet se e përdorte për ushtrim prostitucioni.

Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Gjirokastër. Ndaj saj rëndojnë akuzat për veprat penale “mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “ushtrim prostitucioni”.