Nga Shqipëria / E Hënë 22 Qershor 2020, 21:09

'Duhet të përgatitemi', shefja e epidemiologjisë jep lajmin e keq për Koronavirusin

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino ishte së fundmi e ftuar në studion e "Abc Newsl. Ajo u shpreh se situata nga Koronavirusi paraqitet e rëndë, pasi kemi një numër të lartë shtrimesh në spital, numër të lartë rastesh dhe një numër të lartë vdekjesh.

Bino tha se virulenca e virusit nuk ka rënë dhe format klinike të sëmundjes mbeten të rënda. Po ashtu ajo tha se Dimri do të na vendosë përballë dy sëmundjeve: me Koronavirusin dhe gripin. Ajo kërkon që të përgatitemi për më të keqen.

“Virusi covid në shumicën e rasteve shkakton sëmundje të lehtë apo mund të jetë asimptomatik tek disa grupe të rinjsh. Ka një mortalitet më lartë se gripi dhe faktet kanë treguar se nuk është diçka e sajuar. Kemi një numër të lartë rastesh, kemi një numër të lartë shtrimesh, kemi një numër të lartë vdekjesh.

Virulenca e virusit nuk ka rënë, format klinike të sëmundjes mbeten të rënda. Vjeshta apo dimri do të përballë me dy sëmundje, me koronavirusin dhe gripin. Kombinimi i këtyre dy sëmundjeve që kanë shenja klinike të ngjashme do të shtojë numrat, por edhe kërkesën për shërbime mjekësore.

Do të shihet nëse këto dy viruse do të jenë në garë me njeri-tjetrin apo dikush ti zërë vendin tjetrit. Mbetet për tu parë. Ne duhet të përgatitemi për më të keqen”, tha Bino.

Burimi: "Abc News"