Aktorja shumë e dashur për publikun, Mariana Kondi ishte pasditen e sotme e ftuar në emisionin "Rudina", së bashku me mbesën e saj, Azia. Gjatë intervistës, Mariana zbuloi "një sekret" për moderatoren.

Ajo u shpreh se lindja në mënyrë natyrale e Rudinës ishte bërë frymëzim dhe për vajzën e saj, Suanën. Vajza e aktores, pasi kishte dëgjuar për Rudinën, kishte vendosur ta sillte Azian në jetë në mënyrë natyrale.

"Kemi edhe një sekret për ty, në momentin që mami Sui do lindte në spital, kishte vendosur që do të lindte me operacion. Edhe unë kisha shumë kohë që në asnjë mënyrë nuk duhet, si çdo nënë duhet të lindësh vetë, me lindje natyrale. Jo po dua, jo po s’dua dhe kur shkojmë në spital, gjëja e parë që i tha mjekes, menjëherë i tha që dua ta bëj me operacion dhe ishte e vendosur për këtë.
Në fakt, unë në mënyrë absolute nuk doja, edhe doktoresha i tha, “po mirë, si do ta bësh me operacion kur Rudina Magjistari ka bërë lindjen më të mrekullueshme, që unë gjatë gjithë kësaj kohe nuk kam parë kurrë lindjen që ajo ka bëre.
Dhe vajza e pyeti: Rudina ka lindur në mënyrë natyrale? Po, i tha ajo dhe ka qenë një lindje fantastike, një bashkëpunim i mirë mes meje dhe Rudinës dhe lindja e saj ka qenë një ndër lindjet më të bukura, që unë kam kaq vite punë këtu. Vendosi ta lindë ashtu siç e kishe lindur edhe ti. Ke një meritë shumë të madhe tek vajza ime. Ajo më pas ua thoshte edhe të tjerave këtë gjë pasi lindi Azian", ka treguar aktorja.





