Një video e publikuar në rrjete sociale po bën së fundmi xhiron e rrjetit. Në videon në fjalë, shihet një polic teksa godet me grushte një person në pranga.
Një ndër efektivët nga ekipi "Shqiponja", e ka mbajtur të burgosurin nga krahu. Pak më larg, dëgjohet zëri i një të arrestuari tjetër, i cili bërtet në momentin që i godasin shokun.
Burimi: "Abc News"
