Nga Shqipëria / E Hënë 22 Qershor 2020, 19:07

Aktori i njohur humb ndjenjat në skenë, rezulton i prekur nga Koronavirusi

Mbrëmjen e së premtes komediani i njohur D.L.Hughley ka humbur ndjenjat, teksa performonte në klubin e natës "Zanies". Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku pas bërjes së analizave përkatëse ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.

Së fundmi ai ka publikuar një video në Twitter, me anë të së cilës ka njoftuar fansat në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore. 57-vjeçari ka treguar se ka ndjerë shumë lodhje.

"Po ashtu rezultova pozitiv me Koronavirus, gjë që më shokoi. Nuk kam simptoma të sëmundjes. Nuk kam ethe apo humbje të shijes. Thjesht humba ndjenjat. Jam mirë por duhet të qëndroj 14 ditë në dhomën e hotelit", ka njoftuar ai.