Nga Shqipëria / E Hënë 22 Qershor 2020, 18:06

Shifra të frikshme në një javë/ Shkon në 9 milion numri i të infektuarve nga Covid-19 në botë

Numri i të infektuarve me Koronavirus në mbarë botën ka shkuar së fundmi në 9 milion, saktësisht 9.098.649 të prekur. Në vetëm një javë janë shtuar mbi 1 milion të infektuar.(Lexo këtu)

Që nga fillimi i pandemisë, në mbarë botën 471.517 persona kanë humbur jetën, ndërsa 4.868.300 kanë fituar betejën me këtë sëmundje.

Mbi 2 milion e të infektuarve janë vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 2.363.495 të prekur. Situata është alarmante dhe në Brazil, me 1.086.990 persona të infektuar nga Koronavirusi.

Shteti i tretë në rradhë për numrin më të lartë është Rusia, me 592.280 të prekur, ndjekur më pas nga India (430.708), Mbretëria e Bashkuar (305.289), Spanja (293.352).