Ministria e Shëndetësisë raportoi 33 raste të reja me koronavirus këtë të hënë, kryesisht raste të reja dhe kontakte të rasteve të mëparshme.
23 nga këto raste janë regjistruar vetëm në qytetin e Tiranë. Gazetarja Ajgena Korbi ka treguar për "Abc News" se dy nga këto raste janë mësuese në gjimnazin "Sami Frashëri" në Tiranë, të cilat nuk dihet si janë infektuar.
"Abc News" shkruan se mësueset nuk kanë qenë të pranishme gjatë provimeve të maturës.
