Numri i viktimave nga Koronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 45. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se së fundmi ka humbur jetën një pacient 62-vjeçar te Infektivi.
Ai kishte dy javë i shtruar në spital dhe ishte i intubuar që prej 10 ditësh. 62-vjeçari nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
“Rreth dy javë pas shtrimit në spital, pas 10 ditësh në terapi intensive, i intubuar, një 62 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën nga COVID19, megjithë përpjekjet e mjekëve, terapisë medikamentoze intensive, pavarësisht se nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese.
Nga fillimi i epidemisë, 45 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19. Aktualisht janë të shtruar mbi 80 pacientë në shërbimin infektiv dhe janë mbi 790 raste aktive me COVID19 në vend”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
