Nga Shqipëria / E Hënë 22 Qershor 2020, 16:04

Ledri Vula do bëhet baba, Sara shtatzënë për herë të parë, zbulohet gjinia e fëmijës

Reperi Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha do të bëhen prindër për herë të parë së shpejti. Çifti ka zgjedhur të mos e bëjë publik lajmin e ëmbël, por "Gazeta Blic", ka mësuar nga burime të afërta se Sara dhe Ledri po presin një fëmijë.

Të njëjtat burime kanë treguar se Sara Hoxha është në muajt e parë të shtatzënisë dhe gjinia e foshnjës që do sjellë në jetë është vajzë.

Ledri dhe Sara prej vites janë në lidhje dashurie, por zyrtare reperi e bëri gjatë pandemisë.

Pak ditë më parë, Sara festoi ditëlindjen dhe reperi e uroi në mënyrën më të ëmbël. “E rujm njëri-tjetrin si ujin e pijshëm si me jetu veç na dy në një ishull. Gëzuar ditëlindjen”, shkroi reperi, krahas fotos së publikuar në Instastory, ku dyshja shfaqet të kapur dorë për dore.