Dy vëllezër janë arrestuar sot në Kukës pasi dyshohet se abuzuan seksualisht me një 20-vjeçare nga Kosova me probleme të shëndetit mendore e fizik.
Për Gazetën Sinjali, babai i vajzës, ka treguar se ajo aktualisht është në gjendje jo të mirë dhe ka thënë se një person tjetër, që sipas tij është i dyshuari kryesor, është ende në kërkim.
“Gjendja e saj njëherë mirë jo. E kanë marrë do të Kukësit atje dhe çka po di unë ato mënyrat e tyre çka kanë dashtë me bë. Atje i kanë nxënë. Dy i kanë burgosë dje edhe njëri është në kërkim. Ai bash kryesori është në kërkim”, ka thënë babai i 20-vjeçares.
Ai ka treguar se vajza është kthyer mbrëmë në Kosovë dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
“E kanë pru mbrëmë. Në ora 02:00 të mëngjesit jam kthy në shtëpi. Kemi ardhë me Polici. Policia e Kukësit na kanë pru deri këtu. Tani kanë dalë të Kosovës e kanë marrë këtu, e kanë çu te mjekët”, ka thënë babai.
Arrestimi i dy vëllezërve nga fshati Lojme i Kukësit (njëri 31 vjeç e tjetri 24) u bë pasi dyshohet se ata kishin kryer marrëdhënie seksuale me 20-vjeçaren, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj.
