Disa të rinj që po realizonin video për Tik Tok kanë gjetur një valixhe në një plazh në Seattle. Adoleshentët menduan se brenda mund të kishte para, por ajo që zbuluan i shokoi.
Njëra prej vajzave e hapi valixhen dhe zbuluan se brenda ndodheshin eshtra njeriu. Të tmerruar të rinjtë njoftuan policinë.

"Ndodhi diçka traumatike që më ndryshoi jetën. Ne gjetëm këtë valixhe të zezë. Po bënim shaka se mbase valixhja do të kishte para, por kutërbonte erë", shkroi djali që postoi videon në Tik Tok.

Të rinjtë treguan se ndiheshin të frikësuar. Në klip shihet një vajzë e cila shkon pranë valixhes dhe e hap ndërsa një tjetër telefonon policinë. Departamenti i policisë së qytetit po heton ngjarjen.
@ughhenry Something traumatic happened that changed my life checkkkk ð??ð?¥º @natthecvt ##fyp ##viral ##crime ##murder ##randonautica ##randonauting ##scary ##washington
â?¬ Creepy, scary, horror, synth, tension - Sound Production Gin
