Ditën e sotme kabina elektrike e nje pallati në Durrës është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 5 të Durrësit e per pasoje eshte djegur rrjeti energjise dhe tymi eshte shperndare ne te gjithe pallatin.
Top Channel raporton se si pasoje e flakeve, kater persona jane asfiksuar nga monoksidi i karbonit dhe jane derguar ne urgjence.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësja, ambulanca dhe policia. Zjarrfiksja e pati te veshtire per te nderhyre, per shkak te ngushticave ndermjet pallateve.
Sipas burimeve nga spitali i Durresit gjendja shendetesore e personave te derguar me urgjence ne spital eshte jashte rrezikut per jeten. Nderkohe ekspertet po hetojne shkaqet e zjarrit ne pallat.
