Nga Shqipëria / E Hënë 22 Qershor 2020, 12:12

Atak kardiak, vdes gjatë aktit intim në lokal 70 vjeçari në Gjirokastër

Ka ndërruar jetë paraditen e sotme një 70-vjeçar nga fshati Derviçian i Gjirokastrës.

Burime për "Abc News" bëjnë me dije se i moshuari ka pësuar atak kardiak teksa ishte në momente intime.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një prej lokaleve të zonës, ku i moshuari ishte klient. Ai ishte futur në një prej hapësirave të lokalit me partneren e tij, por papritur nuk është ndjerë mirë duke humbur jetën.

"Abcnews.al" mëson se i moshuari është dërguar në spital, por mjekët nuk kanë patur mundësi të bënin diçka për të pasi kishte ndërruar jetë në vend.