Ka ndërruar jetë paraditen e sotme një 70-vjeçar nga fshati Derviçian i Gjirokastrës.
Burime për "Abc News" bëjnë me dije se i moshuari ka pësuar atak kardiak teksa ishte në momente intime.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një prej lokaleve të zonës, ku i moshuari ishte klient. Ai ishte futur në një prej hapësirave të lokalit me partneren e tij, por papritur nuk është ndjerë mirë duke humbur jetën.
"Abcnews.al" mëson se i moshuari është dërguar në spital, por mjekët nuk kanë patur mundësi të bënin diçka për të pasi kishte ndërruar jetë në vend.
