Modelja bukuroshe Alesia Bami ka rrëfyer në "E diell" për një mbrëmje të sikletshme në një klub. Alesia tregoi se ishte nën shoqërinë e shoqeve të saj, kur papritur një i dehur pranë saj dhe filmonte alesian për të treguar që ishin bashkë.

Ajo rrëfeu se u desh ndërhyrja e bodyguardëve për të larguar personin.

“Herën e fundit që isha në klub, isha me shoqet e mia, edhe dikush komplet i pirë me telefonin e tij po fliste me dikë në kamera dhe bënte sikur ishte me mua. Atë e larguan bodyguardët. Një njeri pak impulsiv si puna ime, nuk do ishte mirë ta frekuentoja dhe aq shumë për shkak të tipit që kam", tha Alesia.



