Nga Shqipëria / E Hënë 22 Qershor 2020, 10:10

E fundit/ Më në fund ulet numri, 33 raste të reja me koronavirus sot

Është ulur numri i rasteve të reja me Covid-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë orëve të fundit janë kryer 239 testime dhe prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 33 persona me Covid-19, kryesisht raste të reja dhe kontakte të rasteve të mëparshme.

Përkatësisht 23 raste në Tiranë, 8 në Shkodër, 1 në Pogradec dhe 1 në Kamëz.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 25 qytetarë duke çuar në total numrin e të shëruarve në 1159.

Aktualisht në spitalin Infektiv janë 82 pacientë të shtruar, 10 prej tyre në terapi intensive, 1 i intubuar.

Në vendin tonë janë 792 persona aktiv me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.