Nga Shqipëria / E Hënë 22 Qershor 2020, 09:09

Krim i rëndë në familjen shqiptare, vjehrri vret nusen 24-vjeçare

Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare që jeton në Zvicër. Mediat zvicerane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në qytetin Pratteln të Kantonit Baselland dhe autori është një 56-vjeçar nga Kosova, i cili ka vrarë nusen 24-vjeçare të djalit të tij.

Djali i tij 27-vjeçar dhe nusja, 24 vjeç bashkë me të birin e tyre 4 vjeç jetonin në një banesë afër prindërve. Gjyshja vazhdonte të kujdesej për nipin.

Dyshohet se krimi mund të ketë ndodhur gjatë një përleshje pasi 56-vjeçari kishte plagë në dorë.

Nuk dihet ende arsyeja e sherrit mes tyre, që çoi në krimin e rëndë. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.