Nga Shqipëria / E Diel 21 Qershor 2020, 22:10

Dy zogj të dashuruar: Arbenita ndan momente intime në shtrat me Feron

Pas disa muajsh të ndarë si pasojë e karantinës, Fero dhe Arbenita janë takuar sërish me njëri-tjetrin. Dyshja nuk i kanë kursyer postimet në rrjete sociale, duke treguar se po e shijojnë romancën e tyre.

Së fundmi, Arbenita ka publikuar në Instastory një foto në të cilën shihet në shtrat me partnerin e saj, duke e ledhatuar në shpinë. Ndonëse janë përfolur shpesh për ndarje, dyshja shihen më të dashuruar se kurrë me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se Arbenita e ka kaluar karantinën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Fero në Gjermani.