Numri i të infektuarve nga Koronavirusi po rritet me shpejtësi të frikshme në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar plot 96 raste të reja.
“Sot më 21 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 439 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 96 raste”, ka njoftuar IKSHPK-ja.
