Çifti shumë i dashur për publikun, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj kanë nisur prej ditësh pushimet. Ato ndodhen në Mal të Zi dhe nuk i kanë kursyer fotot në rrjetet sociale, tani që nuk e fshehin më lidhjen e tyre.

Pasditen e sotme Romeo ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një foto shumë të ëmbël dhe private krahas partneres. Ai po i dhuron Jonidës një të puthur në shpinë, ndërkohë që e ka përqafuar.

"Paqja është premtimi që ti mban", ka shkruar ai krahas fotos. Ndërkohë nuk ka munguar një koment nga Jonida, e cila i shkruan "Zemër ti".







