Nga Shqipëria / E Diel 21 Qershor 2020, 19:07

Publikohet biseda: Elvana 'bullizon' Ermalin në mesazhe dhe u shkrimë se qeshuri

Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata janë miq të ngushtë prej kohësh, madje dyshja kanë luajtur dhe rolet kryesore në filmin "Dy gisht mjaltë", po nga Ermali, i cili theu menjëherë rekord.

Së fundmi Ermali ka publikuar në profilin e tij të Instagramit, një bisedë private me këngëtaren duke shkaktuar shumë të qeshura te ndjekësit. Elvana i ka komentuar një foto të Joelit me qenushin e shtëpisë. "Sa i mirë o Zot! Joeli si Ami, qeni si ty", i ka shkruar ajo.

Krahas fotos së publikuar Ermali, duke mos i kursyer të qeshurat, ka shkruar: "Skandal! Zbulohet biseda...ja pra miq...ja bullizmi i Elvanës në mesazhet private". Të tilla shaka mes miqsh nuk kanë munguar kurrë nga Ermali dhe Elvana.