Këngëtarja Marjona Metohu u bë e njohur për publikun shqiptar gjatë "Këngës Magjike", me baladën e saj të titulluar "Bosh". Pasditen e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin "E diell", ku ka treguar më shumë rreth jetës së saj.

Marjona tregoi se zakonisht nuk iu kthen përgjigje njerëzve në rrjete sociale dhe kjo i bën të mendojnë se ajo është mendjemadhe. Po ashtu ajo rrëfeu se si një djalë i kishte thënë "e shëmtuar", vetëm për t'i tërhequr vëmendjen.

"Unë maksimumi që mund t'iu kthej përgjigje njerëzve të panjohur është një "Faleminderit" ose ca fytyra të qeshura. Më vjen një mesazh një herë: "Je shumë e shëmtuar!" E pashë dhe thashë lërë mos i kthe se nga inati ta ka thënë. Nuk reagova por pastaj më ngeli në mendje. Si më tha ai je e shëmtuar? E hapa mesazhin dhe i kthej: "Këtë negativitetin tënd mund dhe të mos e shfaqësh" dhe më thotë "Ishte e vetmja mënyrë që ti të më ktheje përgjigje dhe ia dola", tregoi Marjona.





