Aktori i njohur i humorit, Julian Deda ka udhëtuar së fundmi drejt Kosovës. Ai ndodhet në Prishtinë dhe ka publikuar në rrjete sociale një foto nga pishina e hotelit ku po qëndron.

"N'Kosovë baby", ka shkruar ai. Në foto nuk ka munguar një koment nga moderatorja Marina Vjollca, e cila kërkon të dijë pse Juli nuk i ka thënë që ndodhet në Kosovë. "Ju kërkojmë 1776728 herë ndjesë...herë tjetër nuk do të përsëritet", i është përgjigjur aktori.

Kujtojmë se dyshen i kemi parë çdo të shtunë në spektaklin "Klanifornia". Mirëpo mbrëmjen e djeshme ishte puntata e fundit e spektaklit për sezonin e parë.





