Nga Shqipëria / E Diel 21 Qershor 2020, 14:02

Ngacmoi seksualisht 5-vjeçaren në Berat, 48-vjeçari: E gënjeva me ëmbëlsira, e futa në banesë

Disa ditë më parë një 48-vjeçar nga Berati, i quajtur Sokol Kapinova tronditi mbarë opinion publik. Ai kishte ngacmuar seksualisht një vajzë vetëm 5-vjeçare, të cilën e kishte komshie.

Ai u vu në pranga nga policia dhe sot është marrë vendimi nga Gjykata e Beratit. Gjykata ka vendosur arrestin me burg për 48-vjeçarin.

48-vjeçari ka pranuar në Gjykatë krimin e rëndë, teksa ka deklaruar se e kishte gënjyer me ëmbëlsira dhe kumbulla 5-vjeçaren, së bashku me motrën e saj 7-vjeçare për t'i futur në banesën e tij.

“Dy motrat 5 dhe 7 vjeç po luanin në oborrin e pallatit. I kam gënjyer me ëmbëlsira dy vajzat. I kam futur në banesë. 7 vjeçarja ka bërtitur për ndihmë”, mësohet të ketë thënë në gjyq Kapinova.

Burimi: "Top Channel"