Nga Shqipëria / E Diel 21 Qershor 2020, 12:12

Manastirliu publikon videon: Këto veprime të rrezikshme përhapin koronavirusin

"Më e keqja nuk do të vijë, vetëm nëse secili prej nesh tregon kujdes!" Kështu është shprehur ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu rreth situatës aktuale të vendit nga Covid-19.

Ajo ka publikuar një video sensibilizuese që tregon veprimet e rrezikshme që përhapin Koronavirusin. Manastirliu ka rikujtuar rregullat që duhet të zbatojë çdo qytetar, për të mbajtur larg virusin.

Njoftimi:

"Më e keqja nuk do të vijë vetëm nëse secili prej nesh tregon kujdes!

RespektoniRregullat
Ruani distancën 1.5 metër
Mbani maskë/barriera mbrojtëse kur nuk është e mundur të ruhet distanca
Lani shpesh duart dhe dezinfektoni ambientet
Mbroni veten dhe të afërmit tuaj! Vetëm duke treguar kujdes, mundemi ta mposhtim COVID19!"