Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë vetëm para pak ditësh. Jonida solli në jetë një vajzë, të cilën e kanë quajtur Ema.

Dyshja ende nuk e kanë zbuluar portretin e saj, ndonëse kanë publikuar shpesh momente pranë vogëlushes. Së fundmi Ema ka shkuar për vizitë te gjyshja dhe Jonida ka treguar pritjen e ëmbël që kanë gjetur në shtëpi.

Mamaja e Jonidës, zonja Vjollca e ka pritur të voglën me tullumbace dhe zbukurime. Ajo ka vendosur dhe një krevat për Emën. "Ja si na pret gjyshja", ka shkruar Jonida krahas një fotoje të publikuar në Instagram.







