Nga Shqipëria / E Diel 21 Qershor 2020, 11:11

Noah është me fat: Fatma bën tatuazhin e veçantë për të birin

Më 28 Janar, çifti shumë i dashur për publikun, Fatma dhe Alfio u bënë prindër për herë të parë. Moderatorja solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin e veçantë Noah.

Që nga ai moment, dyshja nuk i kanë kursyer fotot pranë të voglit dhe dedikimet plot dashuri, gjithmonë duke u treguar shumë të kujdesshëm për të mos i zbuluar portretin.

Së fundmi Fatma ka realizuar një tatuazh për Noah. Ajo ka gdhendur në trup këmbët e tij të vogla. Moderatorja ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto të këmbëve të saj, pranë këmbëve të vogëlushit, duke zbuluar kështu dhe tatuazhin e veçantë.