Nga Shqipëria / E Premte 12 Qershor 2020, 11:11

E fundit/ Sërish shifra të larta, 31 raste të reja me koronavirus, por Ministria jep një lajm të mirë

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë orëve të fundit janë testuar 300 persona të cilët janë dyshuar për Covid-19 dhe prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 31 raste. Përkatësisht 8 raste në Tiranë, 6 raste në Pukë, 5 raste në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Elbasan dhe 1 në Lushnjë.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit kemi më shumë të shëruar sesa të prekur. Kemi 33 të shëruar.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, personelit shëndetësor në spitalin Infektiv kemi një humbje jete. Një person 71 vjeçar nga Durrësi ka humbur jetën. 

Aktualisht në Spitalin Infektiv janë 48 të shtruar pozitiv me Covid-19, 7 janë në terapi intensive.

Në vendin tonë janë 346 persona aktiv me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.