Nga Shqipëria / E Premte 12 Qershor 2020, 11:11

Polici në Durrës për herë të dytë me koronavirus, infektohet dhe gruaja

Vijojnë të shtohen rastet e reja të prekur nga Covid-19 në Durrës. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitiv me Covid-19, edhe 2 raste të reja, njëri prej të cilëve është punonjës policie.

"Shqiptarja.com" bën të ditur se polici ka rezultuar pozitiv për herë të dytë. Efektivi ka infektuar edhe gruan.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 31 raste. Përkatësisht 8 raste në Tiranë, 6 raste në Pukë, 5 raste në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Elbasan dhe 1 në Lushnjë.