Nga Shqipëria / E Shtunë 20 Qershor 2020, 09:09

E rëndë/ Nëna 20-vjeçare hedh foshnjën e sapolindur nga kati i dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil ku një nënë 20-vjeçare dyshohet se ka hedhur nga kati i dytë i apartamentit të saj djalin e porsalindur. Ishte një grua e pastrehë, e identifikuar si Cristiane Perera, e cila teksa ishte duke kontrolluar koshat e plehrave gjeti djalin e pajetë dhe telefonoi policinë. 

“Fillova të hapja çantën dhe pash këmbët e një fëmije. O zot, fillova të dridhem sepse se imagjinoja kurrë një moment të tillë. Unë nuk mund të ha asgjë, ai imazh më del para syve”, u shpreh Cristiane sipas Daily Mail.

Raportohet se nëna është arrestuar nga autoritetet dhe pritet të dënohet nga dy deri në gjashtë vite burg.