Nga Shqipëria / E Shtunë 20 Qershor 2020, 15:03

U tha se ka infektuar një person në Përmet, reagon Flor Binaj: Lojë e shpifur për të më ulur

Florian Binaj ka reaguar përmes një postimi në Instagram pas lajmit që qarkulloi sot sipas të cilit ai ka infektuar me koronavirus një person në Përmet. 

Nisur nga lajmi se Binaj ka qenë në Përmet dhe ka takuar një person në një aktivitet, aktori tregon se nuk ka qenë në këtë qytet para një jave, por në 7 qershor.

Aktori shkruan se nuk ka qenë në asnjë party, dhe s’ka takuar asnjë person që nuk njeh. 

"Kjo është një lojë e shpifur, dashakeqe, e turpshme e bërë për të ulur dhe hedhur baltë mbi figurën time", shprehet Binaj dhe shton se ata që kanë sajuar këtë lajm do përballen në gjykatë.