Nga Shqipëria / E Shtunë 20 Qershor 2020, 16:04

Foto familjare: Jonida, Besniku dhe vogëlushja e tyre pozojnë për herë të parë së bashku

Vetëm para dy ditësh çifti shumë i dashur për publikun, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë. Jonida solli në jetë një vajzë të cilës i kanë vendosur emrin Ema, një emër i menduar që gjatë shtatzënisë.

Dyshja kanë ndarë me ndjekësit emocionet e t'u bërit prindër dhe janë shprehur se me Emën po njohin një dashuri të një dimensioni tjetër. Së fundmi Besniku ka ndarë me ndjekësit foton e parë familjare, me Jonidën dhe vogëlushen e tyre.

Në foton në fjalë aktorja shihet duke u kujdesur për Emën dhe Besniku e ka cilësuar këtë moment të lavdishëm.