20 ditë pasi ringriti traun, Mali i Zi ka vendosur rregulla të reja për ata që do hyjnë në territorin e tij. Qeveria ka vendosur rregulla të reja pas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid 19 në shumë shtete.
Gazetari i Ora News Bepin Kolvata raporton se autoritetet malazeze kanë vendosur të mbyllin kufijtë tokësorë me Shqipërinë dhe të lejojnë hyrjen tranzit në territorin malazez vetëm për shtetasit që prezantojnë në kufi dokumentin e testimit negativ ndaj Covid-19 të bërë brenda 48 orëve.
Nga ky kufizim përjashtohen udhëtarët që kanë një funksion/nevojë thelbësore, si:
- profesionistët shëndetësorë, kërkuesit mjekësorë;
- personeli i angazhuar me transportin e mallrave dhe çdo personel tjetër transporti;
- diplomatët, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punonjës të ndihmës humanitare gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre;
- Kategori të veçanta pasagjerësh në tranzit;
- Personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare në Malin e Zi, ose për arsye të tjera humanitare.
