Prej vitesh tashmë reperi shumë i pëlqyer nga publiku është në një lidhje dashurie me Sara Hoxhën. Ledri është i ftuar në puntatën e rradhës në emisionin "Nin", ku do të tregojë më shumë për historinë e dashurisë.

Nga promo e publikuar, Ledri ka treguar se Sarën e ka njohur në një prej prapaskenave të koncerteve të tij, ku të gjitha shoqet e saj shkuan sepse e pëlqenin reperin. Nga të gjitha vajzat që kishin shkuar për ta takuar ai pëlqeu Sarën, me të cilën nisi më pas dhe një histori dashurie.

Tashmë lidhja e tyre është konsoliduar e madje pritet që çifti të bëjë dhe dasmë së shpejti, siç zbuluan prindërit e reperit.

