Nga Shqipëria / E Shtunë 20 Qershor 2020, 21:09

Shënohet një tjetër viktimë nga korona, ish deputeti jep lajmin e hidhur për të afërmin: Do më mungosh

Është shënuar një tjetër viktimë nga Covid-19. Lajmi është bërë i ditur nga nënkryetari i PD, Edmond Spaho, i cili ka humbur kushëririn e tij të cilit i referohet si “shok, vëlla, mik dhe djali i tezes.”

Spaho shkruan në Facebook:

“Homazh per shokun, vellain, mikun dhe djalin e tezes ing. Luan Qemo te cilit Covid 19 sapo i mori jeten. Kemi ecur sebashku qe femije fare te vegjel e deri me sot. Do me mungosh shume…”