Sot është një ditë shumë e veçantë për modelen Emina Çunmulaj dhe bashkëshortin e saj, biznesmenin Sam Nazarian. Në këtë datë, 20 Qershor 2020, janë bërë plot pesë vite që nga dita kur dyshja kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre.

Emina ka publikuar në Instastory fotot më të bukura nga dasma e tyre, në kuadër të 5-vjetorit martesor. Modelja shkruan se është ndjerë si princeshë, e veshur me fustanin e bardhë të nuses.

"Dashuria e jetës time", ka shkruar Emina krahas fotove të publikuara me të shoqin. Kujtojmë se çifti janë prindër të dy vajzave.








