Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:30, në Bulqizë. Në fshatin Valikardhë ka ndërruar jetë shtetasi E.Z, i moshës 36-vjeçare.
Sipas njoftimit të policisë dyshohet se 36-vjeçari është vetëvarur. Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Bulqizë/ Informacion paraprak
Rreth orës 14.30, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë marrë informacion se në fshatin Valikardhë, shtetasi E. Z., rreth 36 vjeç, dyshohet se është vetëvarur dhe për pasojë ka humbur jetën.
Nga kqyerja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
