Nga Shqipëria / E Shtunë 20 Qershor 2020, 15:03

Lajm i madh: Shqipëria rinis fluturimet ndërkombëtare nga kjo datë

Duke nisur nga e hëna e ardhshme, 22 qershor Shqipëria do të rinisë fluturimet ajrore me të gjitha vendet ku lejohet lëvizja. Njoftimi bëhet i ditur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, sipas së cilës fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit do të kryhen nën masa të rrepta sigurie për të frenuar përhapjen e Covid – 19.

Përgjatë javës që nis nga 22 qershori, operatorët e transportit ajror në Rinas duhet të marrin masa për të mundësuar rezervimin e fluturimeve sipas skedulimit për vetëm për vendet ku lejohet lëvizja.

Nga shoqëritë ajrore kërkohet zbatimi i protokollit të sigurisë për të garantuar shëndetin e udhëtarëve. Po ashtu ata do të jenë përgjegjës për të informuar pasagjerët rreth kufizimeve të mundshme për fluturimet nga Rinasi drejt destinacionit të synuar. Ndërkaq përgjegjës për monitorimin e këtyre masave është Autoriteti i Aviacionit Civil.

Burimi: tvklan.al